Vijon udhëtimi në këmbë nga Serbia në Kroaci i qindra emigrantëve

471
Qindra njerëz vijuan të udhëtimin e tyre në këmbë nga kufiri serb në Kroaci gjatë natës së të enjtes deri në mëngjesin e sotëm, pavarësisht temperaturave të ulta dhe përkeqësimit të kushteve të motit. Ismaili nga Siria së bashku me miqtë e tij rrëfen se kanë arritur të gjejnë një shteg në kalimin kufitar të Bapskas.
” Ishte i mbyllur, binte shumë shi , por pavarësisht kësaj askush nuk e hapi kufirin. Më pas ne thyem barrirën dhe depërtuam. Duam të jemi të lirë, aktualish në Siri ka luftë vdekje dhe gjithçka.
“Duam vetëm liri”, thotë Ismaili, i cili ka ecur 15 kilometër në këmbë deri në kampin transit të Opatovacit.
Kroacia ka transportuar të gjithë klandestinët me autobusë dhe trena drejt klufirit me Hungarinë, pavarësisht se kjo e fundit ka mbyllur të gjitha pikat kufitare si më Serbinë ashtu edhe me Kroacinë për të ndaluar emigratët që përdorin transit këtë vend në udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.
Të premten në mëngjes, qindra njerëz qëndronin në hyrje të kampit, ndërsa vullnetarët dhe agjencitë e ndihmës shpërndanë ushqim dhe batanije.
Më shumë se 40 mijë emigrantë, shumë prej tyre refugjatë sirianë, kanë hyrë në Kroaci nga Serbia që prej javës së kaluar. Çështja e emigrantëve ka tensionuar edhe marrëdhënit diplomatike mes Serbisë dhe Kroacisë në pikën më kritike që prej fillimit të viteve 1990 pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Të enjten ministri i Brendshëm kroat tha se çdo automjet me targa të Serbisë nuk mund të hyjë në vend derisa Serbia të rihapë një rrugë për emigrantët në mënyrë që ata të kalojnë nëpërmjet territorit të saj drejt Hungarisë.
Sigal