Vienë, 6 fuqitë botërore arrijnë marrëveshjen bërthamore me Iranin

561
Fuqitë e mëdha dhe Teherani kanë arritur marrëveshjen për programin bërthamor. Në takimin e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Vienë, u diskutuan detajet përfundimtare midis fuqive botërore dhe Iranit, delegacioni i të cilit nuk ishte i pranishëm. SHBA, Rusia, Franca, Kina, Gjermania dhe Britania e Madhe, përcaktuan një platformë e cila do të ndalojë Republikën Islamike të Iranit, të zhvillojë programin e saj nuklear për disa vite.
Detajet e marrëveshjes përfshinin edhe çështjen e embargos për armët konvencionale dhe raketat balistike. Teherani e ka revokuar menjëherë këtë kompromis. Në të njëjtën linjë ishin edhe Rusia me Kinën, furnizuesit tradicionalë të armëve të Iranit, të cilët kundërshtuan këtë propozim të SHBA. Kjo e fundit duhet të marrë parasysh shqetësimet e aleatëve të saj në lindjen e mesme, me Izraelin në krye. Gjithashtu kryeministri izraelit Beniamin Netajahu ka deklaruar, se është i përkushtuar më shumë se kurrë, për të ndaluar prodhimin e armëve bërthamore në Iran.
Sipas agjencisë iraniane FARS, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, ranë dakord për heqjen e pjesshme të embargos, e cila do ti lejojë shtetit Islamik, furnizimin me armë mbrojtëse, shteteve aleate në rajon për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin. Presidenti Iranian Hasan Rohani e përshëndeti këtë marrëveshje, duke komentuar në profilin e tij në Twitter se kjo ishte një fitore e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë.
Takimi final mes liderëve botërore dhe Iranit do të mbahet mëngjesin e sotëm në Vienë, ku do të arrihet një vendim përfundimtar për çështjen bërthamore të shtetit islamik. 
Sigal