VIDEO+FOTO/ Pritje e paparë për Macron në SHBA

586
Shikoni se si e kanë gostitur Donald dhe Melania Trump, presidentin francez Macron dhe bashkëshorten e tij në darkë!

Në përpjekje të vendosin lidhje para bisedimeve shtetërore, presidentët e SHBA dhe Francës, Donald Trump dhe Emmanuel Macron, për fillim të vizitës së Macron në SHBA kanë zgjedhur takimin bashkë me bashkëshortet e tyre, në shtëpinë e presidentit të parë amerikan George Washington.
Presidentët e SHBA dhe Francës, dhe bashkëshortet e tyre Melania dhe Bigitte, kanë hipur në helikopter dhe fluturuan për Maunt Vernon.
Darka private në shtëpinë e presidentit të parë amerikan dhe komandantit të Luftës Revolucionare, në të cilën aleanca me Francën ka qenë kyçe për fitore ndaj britanikëve, është mbajtur një ditë para se Trump dhe Macron “të ulen dhe të bisedojnë” për një sërë temash, të cilat përfshijnë sigurinë, tregtinë dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Macron të hënën ka arritur në vizitë shtetërore në Uashington, dhe pritet që në fokus të bisedave të tyre do të jetë mospajtimi i SHBA dhe BE mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, situata në Siri dhe tregtia.
Reuters pretendon se Macron është në një lloj misioni shpëtimtar të marrëveshjes nukleare iraniane, të cilën Trump ka thënë se do ta shfuqizojë vetëm nëse aleatët evropian nuk i përmirësojnë deri në mes të majit, siç ka thënë ai, ato “të meta të tmerrshme”.
Bëhet fjalë për vizitën e parë shtetërore ku është Trump luan rolin e të zotit të shtëpisë, që kur ka ardhur në pushtet në janar të vitit 2017.
Melania Trump ka vendosur për këtë rast të shërbej mish qengji me jambalaj nga orizi i Karolinës, të përgatitur në mënyrën e Nju Orliansit. Për ëmbëlsirë është planifikuar një ëmbëlsirë me mjaltë dhe akullore, ndërsa të gjitha këto do të përcillen me verë amerikane.


Sigal