VIDEO+FOTO/ Në Australi është një liqen që shfaqet dhe zhduket brenda pak orësh

593
Sigal

Duke parë këto foto të realizuara ditë më parë dhe të publikuara në Instagram nga fotografët dhe ekskursionistët mund të jetë e vështirë ta besosh.

Po ky liqen i mrekullueshëm australian, me ngjyrë blu të fortë, është më i vështirë për ta gjetur se sa e mendoni. Jo vetëm fshihet mes maleve të Tasmanisë së Jugut, por ai zbulohet vetëm pak herë në vit. Për këtë arsye është pagëzuar me emrin Disappearing Tarn, për aftësinë e tij për tu shfaqur dhe për tu zhdukur brenda pak orëve.

Për ta mbushur liqenin me ujë nuk shërben një burim nëntokësor, por janë shirat e mëdha që e transformojnë këtë kënd të pyllit në një liqen. Por pikërisht ashtu siç krijohet nga asgjë, ashtu zhduket. Nganjëherë ajo mbetet për ditë të tëra e mbushur, nganjëherë mjaftojnë pak orë për parë të thahet.

Një karakteristikë që e bën këtë liqen misterioz, përveçse mishëron sensin e sfidës për të gjithë ata që bëjnë një ekskursion prej 6 kilometrash për ta admiruar, por pa qenë të sigurt nëse do e gjejnë.
Një nga dëshmitarët e fundit ka qenë fotografi James Spancer, që ka treguar aventurën në blogun e tij: ‘Kur arritëm tek legjendari Tarn mbetëm të entuziazmuar kur e pamë se sa i thellë ishte. Sigurisht shumë më tepër i mbushur se kur e pashë dy vjet më parë’.
(da.xha/BalkanWeb)

FOTO22

LIQENI AUSTRALI

AUSTRALI