VIDEO/ Zjarrfikësit francezë u japin leksion qeveritarëve, i kthejnë shpinën në mes të ceremonisë

594
Sigal

Ndërkohë që protestat në Francë vijojnë pej ditësh, ku protestuesit duken më të vendosur se kurrë për të rikthyer ligjin e Macron për rritjen e çmimit të karburanteve, reagimi i policisë së zjarrëfikësve i bërë publik përmes një videoje po merr një shpërndarje të jashtëzakonshme nëpër rrjetet sociale.

Disa zjarrfikës në Francë, u kanë kthyer shpinën disa qeveritarëve në shenjë proteste ditën e shtunë gjatë kremtimit të “Holy Beard”, Shenjt mbrojtës i zjarrfikësve.

Ky gjest i jashtëzakonshëm erdhi si shprehje e pakënaqësisë kundër shkurtimeve në vendet e tyre të punës, dhe kjo ndodhi pikërisht në nisje të ceremonisë.

Zyrtarët që ishin vendosur përballë tyre kanë mbetur të shtangur dhe pa ditur si të reagonin.

Zjarrfikësit ju kthyen shpinat zyrtarëve të zgjedhur, përfshirë Gilles Bourdouleix, kryetar i Bashkisë Cholet dhe përfaqësuesit të zones. Me sa raportohet nga mediat franceze në shënjestër të veprimit të tyre ishte veçanërisht, Patrice Braud.