VIDEO/ Vullkani i parë nga deti, shpërthimet nënujore shkaktojnë Cunam

900
Sigal

Cunami që ka goditur brigjet përreth Sonda, mes ishullit indonezian të Xhava dhe Sumatra, është shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau, një ishull vullkanik i formuar nga vullkani Krakatoa.

Lajmin e bën të ditur zëdhënësi i Agjencisë indoneziane që merret me fatkeqësitë natyrore Sutopo Purëo Nugroho.

Dallgët që kanë arritur lartësinë deri 20 metra, mund të jenë shkaktuar nga lëkundjet e tokës nënujore të shkaktuara nga shpërthimi i Anak Krakatau. Cunami ka dëmtuar qindra ndërtesa.

Deri tani numri i viktimave është më shumë se 220.