VIDEO/ Turqi, momenti kur sekuestrohen dy tonë drogë me tekstilet shqiptare

120

Një sasi rekord prej dy tonë drogë marijuanë e modifikuar gjenetikisht është gjetur në dy minibuse që dyshohet se drejtoheshin nga shtetas shqiptarë.

Mjetet e ndaluara nga policia turke po transportonin prodhime tekstile nga Shqipëria.

Policia turke ka sekuestruar një sasi rekord prej gati dy tonë drogë me dy mjete që vinin nga Shqipëria.

Lënda narkotike marijuanë e modifikuar gjenetikisht, me një peshë prej 1,880 tonë, u gjet e paketuar në thasë brenda minibusëve të dy shtetasve të huaj.

Nuk përcaktohet nëse ata janë shtetas shqiptarë.

Raportohet se ngarkesa origjinale e mjeteve ishin prodhime tekstile shqiptare.

Skuadra turke kundër narkotikëve njoftoi se autorët po mbaheshin nën vëzhgim prej gjashtë muajsh.

Tetë operacione të tjera në vend vijuan me kapjen e rreth 60 kilogramë heroinë, trembëdhjetë kilogramë kokainë të fshehura në fikës portativë të zjarrit, 8 kg rrëshirë kanabis, tre armëve automatike dhe 300 fishekëve.

16 të dyshuarit, përfshirë edhe dy shtetasit e huaj, mendohet se vepronin si pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikut ndërkombëtar.

Arrestimi dhe shoqërimi i autorëve erdhi në vazhdën e një operacioni të bashkërenduar në tetë qytete të ndryshme të Turqisë në datat 15-30 shtator.

Turqia mbetet një urë e rëndësishme për kalimin e drogave mes kontinenteve.

Autoritetet turke thonë se problematika sfidon sigurinë publike dhe kombëtare dhe është tejet e vështirë për t’u adresuar përfundimisht.

Vetëm në Stamboll vitin e kaluar u sekuestruan mbi nëntë tonë drogë ndërsa si të dyshuar u shoqëruan gati 63 mijë persona.