VIDEO/ Tërmeti në Itali, momenti prekës kur foshnja 17-muajshe nxirret nga gërmadhat

108
Pas tërmetit 3.6 ballë që tronditi mbrëmjen e djeshme, ishullin e Iskias në Itali, deri më tani numërohen 2 viktima e 27 të plagosur.
Gjithashtu 7 persona të tjerë rezultojnë të humbur. Mediat italiane kanë publikuar pamjet prekëse kur forcat e shpëtimit arrijnë të nxjerrin nga rrënojat një foshnje 17 muajshe.

La Repubblica shkruan se foshnja edhe pse me gërvishtje të vogla, gëzon shëndet të plotë.
Ndërkohë po vijon puna për gjetjen e shpëtimin e të humburve të tjerë, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Tërmeti 3.6 ballë ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Spitali i Iskia është evakuar për arsye sigurie. Një pjesë e mirë e Iskia është pa energji elektrike, perfshi dhe portin.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të ishullit, si Barano dhe Forio. Forcat e shpëtimit janë në terren për të dhënë ndihmën e tyre, ndërkohë që janë 25 të plagosur deri më tani.