VIDEO/ Tërmet 6.7 ballë në Japoni, 2 të vdekur e dhjetra të plagosur

539
Sigal

Një operacion kërkim shpërtimi në shkallë të gjerë po bëhet në ishullin japonez të Hokkaidos, pas një tërmeti 6.7 ballë.

Tërmeti shembje ndërtesash dhe rrëshqitje dheu që kanë zënë brenda njerëzit duke lënë dhjetra të plagosur.

Qyteti rurale i Atsumit është shkatërruar pasi një pjesë e një kreshti malor u shemb duke mbuluar disa shtëpi.

Të paktën 10 persona u transportuan në spital derisa të tjerët mbetën të zhdukur, potencialisht të bllokuar në rrënoja. Përveç Atsumit, një sërë rrëshqitjesh ndodhën përgjatë rrugës Route 235, sipas mediave lokale.

Deri më tani, dy njerëz janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një burrë në 80-tat e tij që vdiq nga arresti kardiak, raporton NHK.