Video/ Takimi historik, Putin dhe Trump shtrëngojnë duart

547
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takuan për herë të parë personalisht.Sot paradite pati një shtrëngim të parë duarsh, pasi mbërritjes së të gjithë kryetarëve të shteteve, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
“Ata i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe thanë se do të takohen shpejt veçmas”, i tha Peskovi agjencisë së lajmeve Tass. Një takim më i gjatë është parashikuar për pasdite. Të gjithë sytë te takimi historik Putin-Trump, çfarë thotë presidenti i SHBA para përballjes Takim historik quhet ai që pritet të mbahet sot mes presidentit te SHBA-ve, Donald Trump dhe atij te Rusise, Vladimir Putin.
Takimi pritet te zhvillohet gjate Samitit G20 në Hamburg, Gjermani dhe gjithe syte e botes jane pikerisht ne kete moment te rendesishem. Lidhur me këtë, presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar sot në mëngjes në profilin e vet të twitter

se i gëzohet takimit me homologun rus. “Iu gëzohem të gjitha takimeve të mia me liderë botërorë, përfshirë edhe takimin tim me Vladimir Putinin.
Shumë për të diskutuar”, ka shkruar Trump. Agjencitë botërore kanë njoftuar se Trump ka arritur në qendrën ku po mbahet takimi i G20-ës e takimi me Putinin është paralajmëruar më vonë në mbrëmje.
Sigal