VIDEO/ Sulmon me stilolaps dëshmitarin në sallën e gjyqit, qëllohet për vdekje i pandehuri

656
Këto pamje tregojnë momentin kur anëtari i një bande kriminale ngrihet papritmas nga vendi ku ishte ulur në gjykatë, merr një stilolaps dhe vrapon drejt dëshmitarit për ta vrarë.
Dëshmitari, një anëtar tjetër i bandës Tongan Crips, i cili ishte i prangosur dhe i lidhur me zinxhirë arrin që ti largohet dhe futet në një cep të sallës së gjyqit për të shmangur Siale Angilau. Për fat të mirë dëshmitari nuk u dëmtua.
Në video shihet një zëvendës marshall në SHBA, i identifikuar si Jane Doe, që merr armën nga brezi dhe hap zjarr ndaj 25 vjeçarit duke e lënë të vdekur. Angilau ishte në paraburgim, por arrin që ti shpëtojë kontrollit policor vetëm në pak sekonda, gjatë të cilave tentoi të ekzekutonte planin e tij për të sulmuar dëshmitarin.
Famija e 25 vjeçarit ka hedhur në gjyq marshallin për përdorim force të tepruar. Sipas tyre nuk ishte e nevojshme që ta vrisnin për shkak se në momentin që u qëllua dëshmitari ishte larguar dhe nuk kishte rrezik për të.
Sigal