VIDEO/ Suedia publikon në Airbnb pamje nga i gjithë vendi

473
Kushdo që të ka dëshirë të ngrejë tende apo të parkojë një rulotë në tokë publike në Suedi mund ta bëjë këtë pa pagesë dhe pa frikën se shkel ligjin.
Suedia ka listuar të gjitha parqet publike, liqenet, plazhet dhe malet në njw faqe rezervimesh online. Një bashkëpunim mes kompanise dhe faqes zyrtare ‘Vizitoni Suedinë’, listimi është një përpjekje për të promovuar politikën e Suedisë “liri për të udhëtuar” e cila ju jep njerëzve të drejtën për të eksploruar të gjitha hapësirat publike në të gjithë vendin.
Filozofia suedeze do të thotë kosto zero për ata që duan të përjetojnë natyrën e vendit. Ideja është që njerëzit të mos kenë nevojë të rezervojnë akomodim për të vizituar vendin por thjesht të marrin një tendë dhe të kenë akses ndaj të gjitha hapësirave publike.
Kjo nismë mbrohet nga ligjet Suedeze. “Çdo liqen është pishina juaj, çdo majë mali tarraca juaj prej graniti dhe çdo livazh bëhet një kopësht” thuhet në deklaratën e kompanisë sw rezervimeve online. Për vizitorët e shumtë dhe aventurierët, kjo është një mundësi fantastike për të shijuar natyrën dhe terrenet malore të Suedisë.
Sigal