Përfshihet nga flakët kulla 58-katëshe “Trump”, në Manhatan

Një zjarr ka shpërthyer në majë të Kullës Trump në Nju Jork të hënën në mëngjes. Flakët filluan para orës 7:00 , konfirmoi Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Njerëzit kanë publikuar imazhe dhe video në rrjetet sociale, që tregojnë tymin duke u ngritur nga ndërtesa, në të cilën ka si banorë dhe biznese.