VIDEO/ Sherr masiv mes deputetëve në parlament, rrihen me karrige e grushta

43
Një sherr masiv ka shpërthyer në parlamentin e Ugandës, ndërsa deputetët debatuan për heqjen e diskutueshme të kufirit të moshës presidenciale, shkruan Mail Online.
Gjakrat mes ligjvënësve u ndezën pasi dikush pretendoi që një deputet ishte i armatosur në sallë.
Kreu i Parlamentit urdhëroi kontrolle por nuk u gjet asnjë armë, njoftojnë mediat lokale.
Deputetët u konfrontuan fizikisht mes tyre, duke goditur njërin-tjetrin me grushte dhe karrige.
Çështja e moshës së kufizuar është e diskutueshme, sepse presidenti i vjetër Yoweri Museveni është 73 vjeç dhe kufiri për rizgjedhjen kufizohet në 75.
Presidenti Museveni ka qenë në pushtet që nga viti 1986 dhe është zgjedhur në mënyrë demokratike si president që nga viti 1996.