VIDEO/ Sërfisti thyen rekord botëror, kalon dallgën më të madhe ndonjëherë 24 metra

531
Një sërfist ka thyer rekordin botëror në mënyrë të pabesueshme kur kaloi dallgën më të madhe ndonjëherë.
Rodrigo Koxa kaloi dallgën 24.3 metra në Nazare në Portugali më 8 nëntor 2017.
Dhe rekordi i tij u konfirmua mbrëmjen e së shtunës (28 prill 2018) në Big Wave Awards në Surf League të Kalifornisë.
Sigal

Koxa, i cili rrezikoi jetën për të kapur dallgën 24 metra tha se fitimi i çmimit ishte dita më e bukur e jetës së tij.

Rekordi i mëparshëm ishte 23.77 metra i vendosur nga Garrett McNamara në vitin 2011.

Gjithashtu ai mori trofeu si mashkulli me performancën e përgjithshme më të mirë.

22-vjeçari fitoi edhe sfidën Nazare Challenge më parë ktë vit.

Ndërsa performanca e përgjithshme më e mirë për femra shkoi për sërfisten nga Hawaii, Paige Alms për herë të tretë në karrierën e saj.