VIDEO/ Rita Ora zbulon momente nga koncerti në Prishtinë

515
Më 17 shkurt Rita Ora performoi ë 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Disa ditë më pas këngëtarja me origjinë shqiptare ka shpërndarë në Instagram një video që zgjat rreth 15 minuta. Në të tregohen edhe prapaskenat e koncertin të yllit me famë botërore.
Krah videos Rita shkruan: “Kosovë ishte e paharrueshme dhe jam mirënjohëse që performova në shtëpi. Faleminderit të gjithve dhe iu vlerësoj pa masë”.
Në videon e publikuar Rita ka bërë bashkë momentet e takimit me familjen, takimin me kryeministrin Haradinaj, vallen e Shotës në skenë si dhe momentet e tjera emocionuese.