Video që të shkrin së qeshuri, turistja kineze nuk e kupton që duhej të hidhej nga ura

612
Sigal

Një turiste kineze në Zelandën e Re ka shkrirë së qeshuri të gjithë me veprimin e saj. Ajo kishte hipur mbi urën Kawaru Bridge Jumpy, e cila është një tërheqje për të gjithë turistët dhe duhej të hidhej që andej.

Turistja e lidhur me një litar duhet të hidhej nga ura por ajo as nuk e kishte idenë që duhej të bënte një gjë të tillë. Instruktori i cili fliste anglisht i thoshte vazhdimisht që duhet të hidhej ajo as nuk reagonte fare.

Ai i thoshte “Jump” që në anglisht do të thotë hidhu por turistja vazhdonte të qëndronte mbi urë. Por në fund pas shumë përpjekjesh instruktori e bind turisten kineze të hidhet.