VIDEO/ Panik në Londër, një pako e dyshimtë alarmon policinë, evakuohen banorët

559
Policia e Londrës është ngritur në këmbë pasi një pako e dyshimtë ka alarmuar kryeqytetin anglez, duke bërë që të evakuohet një pjesë e “Liverpool street” dhe “Mooragte”
Policia vendase dhe ekipet antieksploziv sëbashku me qentë e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje për të kontrolluar zonën.
Dëshmitarët thanë se trenat po funksiononin normalisht, por rrugët pranë stacioneve ishin të mbyllura.
Vetëm pak ditë më parë Londra u trondit nga shpërthim me bombë në një vagon metroje, ku 29 persona mbetën të plagosur. Përgjegjësinë e këtij sulmi e mori Shtetit Islamik.
Sigal