VIDEO/ Nënë e tre fëmijëve, shqiptarja përfundon në spital pasi mëson se duan ta dëbojnë nga SHBA

577
Edhe pse ka 18 vite që jeton në SHBA me familjen e saj, autoritetet kërkojnë depërtimin e një gruaje shqiptare. Cile Precetaj nënë e tre fëmijëve ka përfunduar në spital për shkak të ankthit dhe stresit që po i shkakton kërkesa për dëbim.
E martuar me shqiptarin Pjetër Gjocaj, gruaja ka tre fëmijë me nënshtetësi amerikane, djalin dhe dy vajzat të cilët gjithashtu po përjetojnë një situatë terrori dhe kanë shpërthyer në të qara. Pas trajtimit në spital me krizat e një ataku në zemër, gruaja është dërguar në burg në pritje për të ekzekutuar vendimin për dëbimin e saj nga SHBA.
Sipas babait të fëmijëve, mëngjesin e së enjtes ajo zbuloi se po përballet me një çështje deportimi nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve dhe sapo mësoi këtë lajm u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.

Gruaja shqiptare është përballur me dëbimin edhe ne 2013, por qe pas një vendimi te dyte iu lejua qëndrimi. Familja, por edhe avokati tregojnë se ajo i ka bere përpjekjet për t’u bere qytetare amerikane.
“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”- ka thënë bashkëshorti i shqiptares.
Cile Precetaj shkoi në Michigan për një jetë më të mirë pas disa problemeve serioze që pati në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate ajo kërkoi të fitonte statusin e azilantes politike, kërkesë e cila iu hodh poshtë në vitin 2007.
Sigal