VIDEO/ Momenti gjatë lëkundjeve të forta sizmike në Turqi, muret çahen në pak sekonda

374

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar deri më tani 20 viktima. Ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren për të shpëtuar jetë, pasi raportohet se shumë persona kanë ngelur nën rrënoja.

Tërmeti ishte shumë i fortë dhe kjo duket qartë në videon e mëposhtme, pasi brenda një banese lëviz çdo orendi.

Vetëm në pak sekonda që u lëkund toka, filluan të çaheshin muret e banesave dhe të thyheshin orendi. Madje shumë banesa u shembën plotësisht. Qytetarët shfaqen në panik.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.8 që goditi Turqinë në provincën Elazig një ditë më parë, ka shkaktuar 22 viktima dhe 1015 persona të plagosur.

Deri më tani janë nxjerrë gjallë nga rrënojat 4 persona.

Mediat vendase raportojnë se pas tërmetit të fortë u regjistruan edhe 78 lëkundje të tjera të vogla me magnitudë nga 2.4 deri në 5.4. Këto të fundit kanë shkaktuar shumë panik në popull.