VIDEO/ Londër, 84 manekinë në majë të një gratacele, instalacioni që ngjall diskutime

698
Në majë të një gratacele në Londër janë shfaqur 84 manekinë të cilët përfaqësojnë 84 meshkuj të cilët çdo javë vrasin veten në Mbretërinë e Bashkuar.
Instalacioni quhet Project84 dhe wshtw realizuar nga shoqata Calm Compaingn Against Living Miserably, falë artististit Mark Jenkins, për të sensibilizuar publikun për epideminë e heshtur që shkakton një katastrofë tek meshkujt nën 45 vjeç.
‘Donim të tregonim qartësisht për këtë problem’ tha themeluesi i shoqatës Simon Gunning. Në rrjetet sociale nuk kanë munguar polemikat për fushatën, ku shumë e quajnë atë një fushatë me stres dhe ankth.
84 meshkuj vrasin veten në Mbretërinë e bashkuar çdo javë dhe pjesa më e madhe nën 45 vjeç.
Sigal