VIDEO/ Liderët botërorë përkujtojnë 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore në Paris

544
Sigal

Sot më 11 nëntor është njëqind vjetori i nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore, një konflikti ku të paktën 40 milionë njerëz mbetën të vrarë.  Dhjetra lidera botërorë kanë arritur në Francë me ftesë të  presidentit të Francës, Emanuel Macron për t’iu bashkuar këtij 100 vjetori nga mbarimi i Luftës së Parë Botërore.

Shumë koka shtetesh, përfshirë këtu presidentin tonë Ilir Meta, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu e shumë të tjerë nga shtete të ndryshme të botës u përshëndetën nga Macron së bashku me zyrtarë të tjerë në Pallatin e Eloise, teksa  arritën në kryeqytetin francez të dielën.

Presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel  erdhën në prag të ceremonisë kryesore, e cila do të zhvillohet në Varrezën e ushtarit të panjohur nën Arc de Triomphe.

Bota shënon Ditën e Armistisë më 11 nëntor për të përkujtuar fundin e luftës katërvjeçare. Besohet se qëllimi i 100 vjetori të këtij viti është të bashkojë një numër rekord të udhëheqësve botërorë.