Video kur xhihadisti sulmon restorantin në Paris

52
Video më poshtë tregon momentin e një prej 7 sulmeve të së premtes në Paris ku humbën jetën 129 persona.
Në pamje duket kur xhihadisti sulmon restorantin me njerëz në Paris. Gjithashtu tregohet fati i pabesueshëm se si shpëtoi një grua për mrekulli, kur arma e terroristit nuk u shkrep kur ai ia vuri asaj në kokë.
Policia beson se ajo është personi më me fat që ka shpëtuar nga sulmet psikopatike të terroristëve.
Gjithashtu duket banakierja e restorantit, një njëzet vjeçare e cila ka mbështjellë me krahët e saj një grua më të madhe në moshë e cila është plagosur.