VIDEO/ Krisje mes Trump e Putin? Avioni amerikan bombardon tankun rus në Siri

746
Daily Mail ka publikuar me pamje momentin kur një avion luftarak amerikan ka shkatërruar një tank rus në Siri, pasi u zbulua se qindra mercenarë rusë po luftojnë në mënyrë të fshehtë në Siri.
Avioni amerikan shkatërroi tankun rus T-72 gjatë një bombardimi për të mbrojtur rebelët në Siri, duke vrarë kështu qindra mercenarë rusë.
Nëse kjo rezulton e vërtetë, do të ishte përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe ruse që nga Lufta e Ftohtë, dhe do të përshkallëzojë rritje tensionesh mes dy superfuqive të botës, shkruan Daily Mail.
Tanku rus ishte drejtuar për në zonën Al Tabiyeh në momentin që u godit, raporton një zëdhënës i Pentagonit. Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pas ushtria amerikane tha se koalicioni anti-xhihadist kishte kryer sulme për vetë-mbrojtje kundër forcave të Presidentit sirian Bashar al-Assad.
Sigal