VIDEO/ Ja si u arrestua komandanti i policisë në veri të Kosovës

470
Sigal

Pamje të rralla vijnë nga Kosova, aty ku sot Policia ka zbarkuar për të bërë dhjetëra arrestime, të një grupi kriminal, që ka vepruar në veri të Kosovës.

Në video shihet momenti kur Forcat Speciale arrestojnë komandantin e Policisë në Zubin Potok, dhe e fusin atë në makinën e policisë.

Ditën e sotme, Policia e Kosovës ka zhvilluar operacionin më të madh anti-kontrabandë. Ndërhyrja ka tensionuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

30 të arrestuar dhe 4 policë janë plagosur gjatë operacionit për kapjen e një grupi të
strukturuar kriminal që vepronte dhe fshihet në veri të Kosovës.