Video/ Ja kush janë 10 linjat ajrore më të sigurta në botë

503
Sigal

10-Etihad Airways (Emiratet e Bashkuara Arabe). Nisi aktivitetin në vitin 2003. Deri tani nuk ka pasur viktima apo aksidente.

9-Lufthansa (Gjermani). Pavarësisht volumit të madh të fluturimeve, aksidenti i fundit në këtë linjë ka ndodhur në vitin 1993, me pasojë vdekjen e 2 pasagjerëve.

8-Cathay Pacific (Hong Kong). Shquhet për siguri. Aksidenti i fundit, ka ndodhur në vitin 1972.

7-Air Canada (Kanada). Aksidenti i fundit fatal, ka ndodhur në vitin 1983.

6-Emiratet (Emiratet e Bashkuara Arabe). Ka një flotë prej 200 avionësh. Shquhet për luksin dhe rehatinë që u ofron pasagjerëve. Asnjë aksident.

5-EVA Air (Tajvan). Në historinë e saj 26-vjeçare, nuk ka pasur asnjë aksident me pasojë vdekjen.

4-British Airways (Mbretëria e Bashkuar). Aksidenti i fundit, ka ndodhur në vitin 1976.

3-Air New Zelanda (Zelanda e Re). Aksidenti i fundit, ka ndodhur në vitin 1979.

2-Finnair – Finlandë. Në 96 vite ekzistencë, kjo linjë ka regjistruar vetëm dy aksidente, më 1961 dhe 1963.

1-Qantas Airways Limited (Australi). E themeluar në vitin 1920. Aksidenti i fundit vdekjeprurës, ndodhi në vitin 1951.