VIDEO/ Itali, shumë vapë në Sardenja, dreri freskohet në pishinën e resortit

552
Sigal

Personeli i resortit ‘Is Molas di Pula’, në Jug të Sardenjës, ka filmuar një dre i cili po notonte në pishinën e strukturës.

Kafsha më pas është shpëtuar dhe është lëshuar në habitatin e vet, në parkun natyror rajonal të Guturu Mannu.

‘Nuk është vështirë të shohësh një dre në këtë zonë, sepse ka shumë. Por janë të rrallë ata që vendosin të zhyten në pishinë’, ka deklaruar Marco Anedda, përgjegjës marketingu i resortit, i cili ka konfirmuar që dreri më pas është kthyer në ambientin e tij natyror.