VIDEO/ Hyn në fushë për të goditur lojtarët, tifozi përfundon i ekzekutuar

504
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një nga kategoritë e ulëta të futbollit në Meksikë. Një tifoz i ekipit kundërshtar në një moment të ndeshjes ka hyrë në fushë për të goditur lojtarët, por pas kësaj ka përfunduar i vdekur.
Ai është qëlluar nga një prej tifozëve vendas brenda në fushën e lojës. Ai shihet teksa i afrohet lojtarëve dhe befas shembet në tokë, më pas duket ekzekutori i cili afrohet dhe qëllon përsëri viktimën.
Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në Fresnillo, qyteti i dytë më i madh në rajonin qendror të Meksikës në Zacatecas.
Sigal