VIDEO/ Hawai, mbërrin uragani Lane, fluturimi brenda syrit të ciklonit

479
Sigal

Situatë emergjente në ishullin e Hawaii për mbërritjen e uraganit Lane.
Meteorologët e kanë klasifikuar stuhinë të kategorisë 4, ku erërat kanë arritur shpejtësinë mes 200 dhe 250 km/orë. Guvernatori David Ige ka ftuar banorët të sigurojnë ujë dhe ushqim dhe të strehohen në vende të sigurta.

Qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të zyrave. Në video tregohet uragani i filmuar me një smartphone nga meteorologia Lisa Bucci, gjatë një misioni për të ‘përgjuar’ ciklonin nga afër.

’Eshtë një stuhi ekstremisht e rrezikshme’, ka shkruar Bucci bashkangjitur videos në Twitter. ‘Dëgjoni deklaratat e autoriteteve të sigurisë së qytetit tuaj dhe do të jeni të sigurt”.