VIDEO/ Hajdutët vjedhin një makinë Tesla duke hakeruar çelësin

442
Sigal

Një pronar i një makine Tesla Model S publikoi në YouTube videon kur disa hajdutë i vjedhin makinën pasi me sukses i hakuan çelësin.

Hajdutët në fjalë shfaqen në video me një tablet në dorë duke marrë sinjalin nga vrima e çelësit dhe përdorur të dhënat për të hyrë në makinë.

Së fundi Tesla ka implementuar funksione të avancuara të sigurisë por pronari nuk i kishte përdorur.

Ai tha se nuk kishte aktivizuar funksionin “PIN to drive” ku makina kërkon një kod përpara se të ndizet.

Krahasuar me modelet e tjera, makina Tesla janë tejet të vështira për tu vjedhur. Kompania këshillon pronarët të vendosin një PIN ku e lënë makinën jashtë.