VIDEO/ “Gjahtarja e detit”, SHBA prezanton luftanijen që shkatërron nëndetëset armike

549
Marina amerikane ka nxjerrë për herë të parë luftanijen e fuqishme që mund të vëzhgojë e shkatërrojë të gjitha nëndetëset armike.
E ashtuquajtura “Gjahtarja e detit”, e gjatë 40 metra, kjo anije është programuar të udhëtojë me mijëra milje në det pa qenë nevoja të ketë asnjë anëtar ekuipazhi në bordin e saj.
Ajo mund të lundrojë për muaj të tërë në det të hapur dhe të survejojë çfarë ndodh rreth e rrotull. Kjo anije përdor kamera dhe radarë për të gjurmuar pozicionin e anijeve të tjera.
Anija anti-nëndetëse mund t’i bashkohet operimeve detare të SHBA-së këtë vit duke na futur në një epokë të re të luftanijeve.

Sigal