VIDEO/ Futbollisti freestyle performon në sacionin e radios në lartësinë 183 metra

446
Një futbollist freestyle ka treguar aftësitë e tij të pabesueshme në përdorimin e topit në majën e një stacioni radioje në lartësisë 183 metra.

John Farnworth, nga Preston, Lancashire, u ngjit në majën e stacionit të radios në Inskip. Pamjet tregojnë John duke performuar me top mbi peisazhin që të lë pa frymë. 31-vjeçari jo vetëm që duhej të përballej me erën e fortë por pranoi se nuk i kishte qejf lartësitë.

“Ishte gjëja më e çmendur që unë kam bërë ndonjëherë,”-tha John i cili realizoi truket në orën 4 të mëngjesit. “Kjo mund të befasojë shumë njerëz, por unë kam shumë frikë nga lartësitë.”

Për të arritur në majën e sacionin radiofonik duhej pohuajse 1 orë për shkak të lartësisë së madhe.

“Gjithmonë më pëlqen që ta shtyj veten time që të bëj ato gjëra që i kam frikë. Kishte shumë erë por nuk ishte aq keq sa e kisha menduar.”
Sigal