VIDEO/ Filippine, shpërthen vullkani Mayon, evakuohen 12 000 banorë

561
Pas disa vitesh qetësie është rizgjuar vullkani Mayon, rreth 330 kilometra në jug-perëndim të Manilës, Filippine.
Llava ka filluar të dalë nga krateri dhe më shumë se 12 mijë njerëz janë evakuuar brenda një rreze 7 kilometra nga vullkani, për shkak të frikës të një shpërthimi më të madh.
Shpërthimi i parë regjistruar i vullkanit Mayon i takon vitit 1616. Ajo më katastrofikja është e 1814, ku u vranë 1200 njerëz. Në 500 vitet e fundit kanë qenë rreth 50 shpërthime vullkanike.
Sigal