VIDEO/ Emma, “bisha nga Lindja” shkakton 55 të vdekur në Europë

448
“Bisha nga Lindja”, ose stuhia Emna siç është ashtuquajtur vala e motit të keq, shoqëruar me dëborë dhe temperatura ekstreme minimale në të gjithë Europën, ka shkaktuar deri tani 55 të vdekur, njoftoi sot BBC-ja.
Situata më e rëndë paraqitet në Poloni, ku numri i viktimave, shumica të pastrehë, ka arritur në 21.

“Shtatë të tjerë janë regjistruar në Sllovaki dhe gjashtë në Republikën Çeke”.
“Ndërmjet viktimave janë edhe tre në Spanjë, pesë në Lituani, katër Francë dhe dy në Serbi, Itali, Slloveni dhe Rumani. Në Britaninë e Madhe ka vdekur një person”.
Sigal