VIDEO/ Ekstreme, “Santa” ngjitet në ujëvarën e akullt dhjetra metra të lartë

70

Vetëm një ditë pas dorëzimit të dhuratave për të gjithë fëmijët e botës, ‘Santa’ me sa duket vendosi të kalojë ditën e Krishtlindjeve në një mënyrë tepër ekstreme: ngjitjen në një ujëvarë të ngrirë akull.

Në pamjet që u bënë publike të mërkurën, shihet  një njeri i veshur si Saint Nick Whitemanin i cili ngjitet nëpër akullin e formuar në ujëvarën e Kananaskis të Kanadasë.

Ky gjest është përshkruar nga entuziastët e ngjitjes së akullit si “një nga kullat më të vështira akullnajore në botë për t’u ngjitur, që kalon një lartësi prej më shumë se 30-të metrash e gjitha”, për një pamje e tillë piktoreske e cila mund të shijohet më së miri vetëm duke e parë nga larg.

Por aktorja Pat Lindsay bëri të pamundurën për t’a kujtuar  2018-ën me një ngjitje epike duke shkrepur edhe disa fotografi dhe video të bukura dhe mjaft të guximshme që me siguri do të bëhen disa nga imazhet më të mrekullueshme që do të mund të shfaqen nëpër kalendaret e vitit 2019.