Video e policëve francezë bëhet virale, “braktisin” detyrën dhe bëhen njësh me protestuesit (Sa larg nga situata në Shqipëri)

446
Sigal

Prej ditësh në Francë protestuesit kanë vërshuar rrugëve, teksa kundërshtojnë rritjen e çmimit të karburantit dhe duke kërkar uljen e tij.

Ajo që po bën xhiron e rrjetit është një video në të cilë shihen disa policë të cilët “u dalin krah” apo mbështesin kauzën e protestuesve francezë.

Por ndërsa në Francë policia jo vetëm që nuk ndal dhe arreston protestuesit, por u bashkohet në kauzat e tyre, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta. Policia që paguhet nga taksat tona për të mbrojtur qytetarët, në fakt i arreston ata se përse kërkojnë të drejtën e tyre legjitime, dëmshpërblim për pronën. Por jo vetëm kaq, por policia shkon deri aty sa dhunon qytetarët në protestë, duke mos kursyer as minorenët. Dëshmi për këtë ishte Paulo Ahmetcenaj, 17-vjeçari i shoqëruar dhe dhunuar nga policia.

Për më shumë shihni videon që po bën xhiron e rrjetit: