VIDEO/ Dubai, ky është yahti që fluturon, ngrihet një metër e gjysmë nga uji

503
Sigal

Një yaht avanguard që fluturon mbi ujë. Quhet Foiler dhe është prodhuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kushton 990 mijë dollar, por ofron një shfaqje të jashtëzakonshme.

Mjeti ngrihet në një metër e gjysmë mbi nivelin e detit duke evituar kështu fërkimin me ujin dhe dallgët. Sekreti është tek hydrofoil, dy krahë anësore prej karboni.

Yahti i gjatë pak a shumë 10 metra ka dy motorë hibridë. Gjithashtu ai mund të lundroje edhe me energji elektrike.