VIDEO/ Drejtuesi i motorit zë poshtë policin në Britani dhe e godet pa pushim

635
Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Britani, teksa një polic i Rrugores është shtrirë në rrugë nga një qytetar që lëvizte me motor.
Ngjarja ka ndodhur në Gorsey Lane, Litherland në Liverpool të mërkurën, teksa polici ka ndaluar drejtuesin e motorit, pasi dyshonte për mungesë të një takse të papaguar nga drejtuesi i motorit.
Por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe qytetari ka zënë poshtë policin duke e qëlluar me grushte e shkelma.

Qytetarët e shumtë që kalonin në rrugë janë munduar t’i ndajnë, por e kanë pasur të vështirë. Pas përforcimeve, 39-vjeçari është arrestuar për ngjarjen nën akuzën “Dhunë ndaj oficerit të policisë”. Polici ka marrë disa plagë të lehta.
Sigal