VIDEO/ Çudit Putin, zhytet lakuriq në liqenin e ngrirë

475
Një video ku shfaqet Vladimir Putin ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit. Putin është zhytur në një liqen të ngrirë për festën tradicionale të Epifanisë. Pagëzimi vjetor është një element kryesor i Kishës Ortodokse.
Putin hyri në akull në liqenin Seliger, në veri të Moskës. I veshur me një pallto dhe çizme ai shfaqet në fillim të videos dhe më pas i heq ato dhe zhytet në ujë vetëm me rroba banje. U zhyt në ujin e bekuar nga kleri rus, shkruajnë mediat ruse. 
Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht, me temperaturën pranë Liqenit Seliger, rreth 6 ose 7 gradë Celsius nën zero. Ndiqni videon.
Sigal