VIDEO/ Çmenduria e tifozit të Marsejës, theu televizorin dhe e hodhi në lumë pas humbjes në finale

1940
Sigal

Humbja e Marsejës me rezultatin 0-3 ndaj Atletikos së Madridit në finalen e Ligës së Europës, e ka “tërbuar” tifozin francez. Një tifoz i quajtur Heni është bërë viral në rrjetet sociale. I stresuar nga humbja në finale, tifozi goditi me shkelma dhe me shkop televizorin duke e thyer.

Ai dëgjohet teksa shan skuadrën e drejtuar nga Rudi Garsia para se të ndërmarrë një veprim drastik. Pavarësisht kundërshtimit të shokut të tij, Heni e hedh televizorin në një lumë që ndodhet pranë shtëpisë së tij për të kërcyer sërish mbi të me të dy këmbët.