VIDEO/ Ballist Morina kopjohet në Bosnjë, flamuri kroat valëvitet me dron mbi stadium

775
Gjatë ndeshjes së të shtunës midis Zrinjskit dhe Sarajevës ka ndodhur një incident i ngjashëm me atë të ndeshjes Shqipëri-Serbi para 3 vitesh ku flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’ u shfaq në stadiumin serb nga Ballist Morina.

Një dron me flamurin kroat ka fluturuar mbi stadiumin e Mostarit të Bosnjes dhe Hercegovinës për disa minuta.

Flamuri,i cili i përkiste Republikës Kroate gjatë kohës së luftës, u konsiderua skandal dhe provokim ndërsa mediat dhe popullsia kroate theksuan rëndësinë e vlerave të tyre kombëtare.

Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta deri sa situata u qetësua.
Sigal