Ballina Bota dhe Rajoni VIDEO/ Balena “zbutet” dhe nis lojën me ekuipazhin e varkës

VIDEO/ Balena “zbutet” dhe nis lojën me ekuipazhin e varkës

638
Sigal

Skena të pazakonta vijnë nga Oqeani Arktik. Një balenë beluga është parë duke luajtur regbi me një nga pjesëtarët e ekuipazhit të një varke të Afrikës së Jugut.

Gjitari shihet teksa kap topin e hedhur në det nga pjesëtari i ekuipazhit dhe më pas e dorëzon sërish tek ai. Balena shihet mjaft i lumtur për lojën e regbi, që sipas përdoruesve të “Facebook” po feston fitoren historike të Afrikës së Jugut në Kupën e Botës të Regbi.

Balena Beluga duke festuar fitoren e Springboks diku afër Polit të Jugut!, ” shkruan, Alon Koëen, i cili shpërndau videon.

Afrika e Jugut fitoi titullin e tyre të tretë në Kupën e Botës në regbi, ku befasoi Anglinë me rezultatin 32-12 në finale në “Yokohama Stadium” në Japoni.