Veterani britanik i luftës në Kosovë, drejton sulmet kundër ISIS

70
Oficeri kryesor që do të udhëheq Ushtrinë e Britanisë së Madhe kundër Shtetit Islamik është një veteran i Forcës Ajrore Mbretërore që ka shërbyer në luftën e fundit në Kosovë dhe në Irak, raporton Mirror. Sir Stuart Peach do të jetë shefi i ri Shtabit të Mbrojtjes, transmetojnë mediat. Ai ka mposhtur për këtë pozitë shumë figura të rëndësishme të ushtrisë dhe marinës së Britanisë.
Mbretëresha dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, gjatë kësaj jave kanë caktuar atë për udhëheqës të Ushtrisë së Britanisë në luftën kundër ISIS-it, ndërsa ai do të fillojë punën në verë të këtij viti.
Vënia e tij si udhëheqës i Shtabit të Mbrojtjes do të përkojë me përfshirjen e Britanisë në një sulm në Libi, mbi ISIS-in, së bashku me aleatët e tjerë. Britania do të marr pjesë me së paku njëmijë trupa tokësore. Ata do të jenë pjesë e sulmit me gjashtëmijë trupa të disa shteteve të përbashkëta të udhëhequr nga Italia kundër Shtetit Islamik që do të bëhet pas disa muajve.
59-vjeçari kishte shërbyer në Irak dhe Kosovë dhe ishte shef i shërbimit të fshehtë të mbrojtjes, si dhe për tre vjet ishte zëvendës kryetar i Komitetit të Përbashkët të Inteligjencës.