Veshjet intime të Elizabetës në një libër

681
Mbretëresha Elizabetë e Anglisë është acaruar shumë kur ka marrë vesh që veshjet e saj intime ishin përshkruar me detaje në një libër.
Dhe ka qenë June Kenton, pronarja historike e markës së veshjeve intime Rigby & Peller, e cila ka prishur qetësinë e madhërisë së saj. 82-vjeçarja ka shkruar disa anekdoda mbi veshjet e Buckingham Palace në librin e saj “Storm in a D Cup” ose “Stuhi në një Kupë D”. Pallati mbretëror ka reaguar menjëherë duke i hequr kompanisë Rigby & Peller ekskluzivitetin e furnizimit me veshje të familjes mbretërore, një privilegj ky që firma e kishte prej vitit 1960.
Një reagim mbase i tepruar, por edhe që pritej duke pasur parasysh karakterin e Elisabetës, e cila në moshën 91-vjeçare vendosi të marrë pjesë në një sfilatë mode në rresht të parë me Anna Wintour. Kenton justifikohet duke thënë se nuk ka treguar asgjë të tepruar, si përshembull masa e gjoksit të mbretëreshës, dhe aq më pak shijet e saj për veshjet intime. Gjithsesi libri nuk i ka pëlqyer familjes mbretërore, por kureshtja se cili është modeli i preferuar i mbretëreshës mbetet.
Sigal