Veseli kërkon njohjen e pavarsisë së Kosovës nga Izraeli, s’preken interesat

524
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Izraelit në Beograd z. Yossef Levy, të cilit i ka kërkuar që Izraeli të njohë pavarësinë e Kosovës. 
Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunime në nivele të ndryshmë, por më shumë theksi është vënë tek njohja e pavarsisë së Kosovës që sipas Veselit nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit.
Ja cili është njoftimi i Veselit për këtë takim:
Sot zhvillova një takim me ambasadorin e Izraelit në Beograd, z. Yossef Levy. Ambasadori më përcolli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë.
Ndërkaq, Unë, nga ana ime, theksova nevojën që përveç bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës.
Përkundër opinionit se ende nuk janë krijuar rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit.
Më herët gjatë ditës së sotme ambasadori i Izraelit zhvilloi një takim edhe me Zëvendës Kryeministrn e Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi është shprehur mjaft entuziast për takimin duke theksuar se Kosovën dhe Izraelin i bashkojnë shumë gjëra, sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike e politike.
Yossef Levy, pritet që më vonë të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj. 
Sigal