Venizelos: Maqedonia përveç emrit të respektojë të drejtat e shqiptarëve

442
Sigal

Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos tha se ekziston problemi me emrin e Maqedonisë, por pas tij qëndrojnë edhe problemet e tjera. Ai ndër problemet e theksuar në vendin fqinj ka përmendur edhe raportet midis shqiptarëve dhe maqedonas, demokracinë në vend dhe të drejtat e njeriut, etj.

Ai këtë deklaroi në një intervistë për gazetën “Real News”, ku shtoi se Greqia do të shprehë qëndrimin e saj si në NATO ashtu edhe në BE se ekziston problemi me emrin, por pas tij ekzistojnë edhe problemet e tjera.

“Ku do të shkojmë në BE dhe NATO ne do të themi se ekziston problemi me emrin, por pas tij qëndrojnë edhe çështjet dhe problemet me demokracinë, me të drejtat e njeriut, sundimin e së drejtës, çështjen e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe maqedonas si dhe raporte midis qeverisë dhe opozitës”, deklaroi Venizelos.

Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë propozim të ri të emrit nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic.  Venizelos gjithashtu ka fajësuar Shkupin se nuk po bën hapa vendimtar lidhur me gjetjen e një zgjidhje për emrin.“Nuk do të ketë përparim, për shkak se nuk ka lëvizje nga pala tjetër”, deklaroi shefi i diplomacisë greke.