Vendosi flamurin shqiptar e kosovar mbi çati, “provokohen” austriakët

503
Një shqiptar me prejardhje nga Kosova që jeton në Austri duke u munduar të ruajë traditën e vendosjes së flamurit mbi çatinë e shtëpisë së re ka vendosur që ta bëjë këtë edhe në Austri vendin ku jeton si emigrant. Ai ka vendosur mbi çati flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës por ky veprim është cilësuar si provokim nga disa banorë të fshatit sipas lajmi.net
Veprimit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë gazeta austriake “NÖN me një artikull të zgjeruar. Sipas një banori të kontaktuar nga kjo gazetë xhesti është i tepërt duke thënë se nëse ata e duan kaq shumë vendin e tyre të shkojnë atje pse zgjedhin Austrinë. Ndërkohë që jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim me disa prej këtyre banorëve
Një tjetër i ka thënë gazetës se derisa ata nuk bëjnë ndonjë problem, vendosja e flamujve apo shfaqja e simboleve të tyre kombëtare apo shtetërore për të nuk paraqet kurrfarë shqetësimi.Si problem 
Tradita austriake është ndryshe nga shqiptarët që vendosin flamuj në përfundim të ndërtimin të shtëpisë, ata në kulmin e një ndërtimi e të shtëpisë së tyre të re vendosin një lloj pishe të cilën zakonisht e marrin diku në pyjet e tyre.
Në fund gazetari ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, ku me vete kishte marrë edhe disa birra dhe një flamur të Austrisë. Veprimi i gazetarit është mirëpritur nga pronari shqiptar i shtëpisë, i cili e ka falënderuar atë për flamurin austriak, duke i thënë se edhe vet ka pasur dëshirë që dy flamujve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë t’ua bashkangjet edhe atë të Austrisë, po nuk ka mundur ta gjejë një të tillë.
Dhe për ta dëshmuar edhe më shumë se nuk kishte kurrfarë problemi me flamurin austriak, shqiptari e kishte vendosur atë në pikën më të lartë, mbi atë të Kosovës dhe Shqipërisë. 
Sigal