Vendoset në një akuarium japonez, peshkaqeni ngordh pas 3 ditësh

766
Një peshkaqen i bardhë ka ngordhur 3 ditë pasi është vendosur në një akuarim japonez.
Peshkaqeni 3.5 metra, i cili u kap aksidentalisht me një rrjetë në Japninën jugperëndimore ditën e martë, ngordhi të premten në mëngjes, sipas Akuariumit Okinaëa Churaumi.
Të mbash një peshkaqen në akuarim është shumë e vështirë pasi ka nevojë të notojë vazhdimisht për të marrë oksigjen dhe të ruajë temperaturën e trupit.
Peshkaqeni i bardhë, me përmesa relativisht të vogla “refuzoi” të hante ushqim që në momentin që u kap.
Një zyrtar nga PETA, Azi e kritikoi mbajtjen e gjallesës detare në në akuarium si diçka “mizore dhe të gabuar”.
“Shkaku i vdekjes është i qartë: mbajtja në akuarium. Peshkaqeni nuk duhet të ngrodhte kurrë në këtë mënyrë”- u shpreh Jason Baker, zv.President i PETA nga fushatat ndërkombëtare.
Sigal