Vendlindja e Gedafit bastioni i ri i ISIS, “Sirte është Raqqa e re”

465
Sirte është Raqqa e re. Shërbimet e fshehtë të perëndimin druhen se qyteti i Libisë, mund të bëhet kryeqyteti i ri i Shtetit Islamik, dy hapa larg Europës. Prej këtu, Kalifi Abu Bakr Al Baghdadi dhe rrethi i tij më i ngushtë mund të vazhdojnë të mbjellin terror në të gjithë Kontinentin e Vjetër, nëse do t’i dëbonin nga Siria dhe Iraku.
Alarmin e kanë dhënë dy reportazhe, të botuar në New York Times dhe Wall Street Journal. Libia është bërë tashmë shteti i parë jashtë Irakut dhe Sirisë, ku ISIS qeveris vërtet. ISIS ka kontrollin në një zonë të gjerë: pikërisht atë të Sirtes, qyteti i lindjes së Gedafit, dhe bastion i ish Raisit. Një rajon që njerëzit e Shtetit Islamik e kanë në dorë jo vetëm falë pranisë së më shumë se 5 mijë militantëve, por që e administrojnë edhe falë veprimit të emirëve që menaxhojnë burimet e të gjithë zonës, dhe duke terrorizuar vendasit, të cilëve u imponojnë sharian.
Në Libi, fytprerësit e ISIS-it pasurohen falë të ardhurave nga nafta, me të cilën vendi afrikano-verior është i pasur. Megjithatë, shumë para vijnë edhe nga trafiku i imigrantëve. Në këto momente, xhihadistët kontrollojnë 250 kilometra të bregdetit libian, nga qyteti i Abugreinit në perëndim të Sirtes, deri në NAufalia në lindje.
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka theksuar kohët e fundit se si një prej zhvillimeve të nevojshme në luftën ndaj ISIS, nga ana e koalicionit ndërkombëtar, është pikërisht ai i të vepruarit me vendosmëri edhe jashtë Sirisë dhe Irakut, duke nisur nga Libia.
(er.nu/BalkanWeb)
Sigal