Vendim i ligjshëm apo jo?

537
Gjykatat e apelit në Shtetet e Bashkuara do të dëgjojnë sot dëshmi për rivendosjen ose jo të urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve, ashtu si edhe udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë muslimane. Gjykata e Qarkut të Apeleve në San Francisko kërkoi nga avokatët e Departamentit të Drejtësisë dhe të shteteve Washington dhe Minesota të paraqesin argumentet e tyre në orën 15:00, sipas orës lokale. Departamenti i Drejtësisë tha të hënën vonë, se urdhri i gjykatës mbi bllokimin e ndalimit të udhëtimit duhet të ngushtohet dhe t’iu lejojë hyrjen vetëm atyre njerëzve që e kishin të garantuar por ndodheshin përkohësisht jashtë vendit, ose atyre që duan të largohen dhe të kthehen prapë në SHBA.
Sigal